Rasti “Merko”: KShPK: Të merren parasysh iniciativat tona
Shpallja e kryetarit të qytetit të Strugës...

Shpallja e kryetarit të qytetit të Strugës si person "non grata" nga ana e Departamentit Amerikan të shtetit është në fokus edhe të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit.
Sipas kryetares Ivanovska, ka lidhje që nuk i lejojnë institucionet të funksionojnë ashtu siç duhet. Theksojnë se në katër vitet e fundit janë ngritur një numër i madh i iniciativave për ndjekje penale dhe kërkesa për përgjegjësi në Qeveri, por mbi të njëjtat nuk është vepruar. Në këto iniciativa nuk është lënë anash as Ramiz Merko.
Lënda e Antikorrupsionit kundër kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe kryetarit të Gjykatës së Strugës që ka të bëjë me shkaktimin e dëmit në Buxhetin komunal, është vjetërsuar në Këshillin Gjyqësor.
“Është e qartë se diçka ekziston, ekzistojnë lidhje të cilat nuk lejojnë që institucionet të funksionojnë ashtu siç duhet. Mosrespektimi i punës së institucioneve të pavarura na ka sjellur në këtë gjendje ku ndodhemi tani. Duam të theksojmë se e gjithë këtë e kemi treguar edhe më herët dhe nuk është dashur që dikush nga jashtë të na tregojë se ekzistojnë gjetje.”, - deklaroi kryetarja e KShPK-së, Biljana Ivanovska.
Sipas Ivanovskës, Antikorrupsioni që në muajin maj të vitit 2019 ka hapur lëndë për kryetarin e Strugës për keqpërdorim të detyrës zyrtare me çka ai ka dëmtuar buxhetin komunal dhe shtetëror.
Pas një periudhe të gjatë të hedhjes së përgjegjësive mes organeve të ndjekjes, rasti akoma nuk ka epilog.
“Koordinatori nga Prokuroria Republikane lidhur me lëndën na thotë se në zhvillim e sipër është kontrolli dhe inspektimi në veprimin mbi këto lëndë dhe për këto arsye nuk jemi në mundësi t’ua tregojmë informacionin e kërkuar. Iniciativa prej Prokurorisë Republikane është dërguar në Prokurorinë e Strugës, për t’u kthyer pastaj në Prokurorinë për krim të Organizuar dhe korrupsion.”, - theksoi kryetarja e KShPK-së, Biljana Ivanovska.
Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e futën Merkon në listën e zezë, Prokuroria e për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, njoftoi se në Prokurorinë Publike Themelore janë paraqitur gjithsej gjashtë kallëzime penale kundër kryetarit të Strugës, Ramiz Merko.
Njoftuan se për të gjithë prokurorët për të cilët do të vërtetohet se nuk kanë vepruar në kohë, por në mënyrë joprofesionale apo janë ndikuar, do të ketë procedura për përgjegjësi. (Florije Kamberi, TVM2)
