EVN Home merr ofertë 5,35% më të ulët për furnizim

23.06.2023 18:35

EVN Home si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike...

EVN Home si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike, në tenderin e sotëm për prokurim të enegjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën korrik-dhjetor 2023, pranoi vetëm një ofertë nga SHA EMV.

SHA EMV i ofroi EVN Home çmim të shitblerjes prej 53 euro për megavat-orë, ndërsa do të mbulojë 100% të sasisë së përgjithshme të planifikuar. Ky çmim është për rreth 5,35% më i ulët se çmimi i mëparshëm i cili u ofrua në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (janar-qershor 2023), kur SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 56 euro për megavat-orë.

Për çmimin e energjisë elektrike të EVN Home, gjatë periudhës në vijim do të vendosë Komisioni Rregullator për Energjetikë, ndërsa i njejti varet nga më shumë parametra hyrës, siç janë: çmimi me të cilin SHA EMV ia shet energjinë elektrike EVN Home-it, çmimi i Sistemit Operator Përçues MEPSO, çmimi i Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike MEMO, si dhe çmimi i Sistemit Operator Distributiv – Elektrodistribuimi, njoftojnë nga kompania. Ndërkohë Kryeministri Kovaçevski, nuk pret rritje të çmimit të energjisë elektrike.

“Nuk pres rritje çmimi, të njëjtën gjë e kam thënë edhe para përcaktimit të parafundit të çmimit të energjisë elektrike. Pastaj të gjithë thanë se do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike nga 30 në 60 për %. Këta ishin të njëjtit që ishin ekspertë të koronës, pastaj u bënë ekspertë të energjisë, tani janë ekspertë të ndryshimeve kushtetuese”, theksoi Kovaçevski, duke shtuar se për  vendosjen e tarifës së lirë ditore, vendimin e merr KRRE.