Struga TL, ndeshja e parë luhet në Vilnius
Me arsyetimin se në kohën e zhvillimit të ndeshjes...

Me arsyetimin se në kohën e zhvillimit të ndeshjes së parë eliminatore të Ligës së Kampionëve në Vilnius, do të mbahet samiti i NATOS, skuadra e Zhalgirisit ka kërkuar nga Struga Trim Lum, të ndryshojnë orarin e ndeshjeve.
Sipas lituanezëve, ndeshja e parë të luhet në Ohër, ndërsa ajo e kthimit në Vilnius. Nga Struga Trim Lum, për TVM2, thonë se:- nuk do të ketë ndryshim të orarit të zhvillimit të ndeshjeve eliminatore. Për këtë me shkrim kanë njoftuar edhe Zhalgirisin”.
Nga UEFA gjatë hedhjes së shortit ishte përcaktuar që ndeshja parë Zhalgiris – Struga, të luhej në Vilnius.
Fituesi i kësaj ndeshje në raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve, do të duhet të përballet me turqit e Gallatasaray.
