Malazezi Stijepoviq firmos me Voska Sport
23.06.2023 19:58
Pas trajnerit, Miljan Radoviq, FC Voska Sport...

Pas trajnerit, Miljan Radoviq, FC Voska Sport njofton se ka arritur marrëveshje me malazezin, Nikolla Stijepoviq, i cili ka nënshkruar kontratë 2 vjecare.
Ai luan në krahun e majtë të mbrojtjes. 29-vjecari te F.C Voska Sport vjen nga radhët e Sutjeska Nikshiq, ku edhe kishte filluar karrierën e tij profesionale.
Edicionin e kaluar, Stijepoviq me fanellën e Sutjeskas u paraqit në 33 ndeshje kampionale, nga gjithsej 36, ndërsa gjithashtu luajti edhe në 4 ndeshje europiane, në eliminatoret e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Konferencës.
Stijepoviq përveç në Mal të Zi, gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Shqipëri me Kastriotin dhe në Gjeorgji me Torpedo Kutaisi.
