Franca e nis me fitore, Italia proteston
Italia u mund 2-1 nga Franca...

Italia u mund 2-1 nga Franca në debutimin e saj në Kampionatin Evropian U-21 2023, që po zhvillohet në Rumani-Gjeorgji, në një ndeshje të mbushur me gabime arbitrash kundër të kaltërve(të paktën kështu pretenduan).
Në Kluzh, formacioni i Nicolato mbeti prapa në minutën e 22-të për shkak të një eurogoli nga Kalimuendo, i cili u tregua i aftë në devijimin e asistimit të lojtarit të Milanit, Kalulu. Barazimi i Italisë erdhi në minutën e 36-të me goditjen me kokë të Pellegrit, por në minutën e 62-të një gabim i rëndë i Udogie i hapi rrugën Barcola-s për të dyfishuar epërsinë e francezëve.
Me tri pritje në fund, Chevalier i mohoi barazimin Italisë. Kështu Italia u dorëzua në një betejë ndaj një prej favoritëve kryesorë për fitoren finale të kompeticionit. Të kaltërit dalin pa pikë por me inat, e kanë hedhur dorashkën për gabime jo vetëm të tyre.
Nëse është e vërtetë që Udogie bëri një gabim shumë të rëndë në momentin e dyfishimit të Barcola-s, është po aq e vërtetë se ka tre episode - të gjitha në favor të Francës - në të cilat Italia ankohet për mungesën e Var dhe Goal Line Technology. Asistencë virtuale që do të kishte rishkruar plotësisht rezultatin e ndeshjes.
