Krasniqi i bashkohet Dritës

23.06.2023 20:02

Blerim Krasniqi është futbollisti më i ri i Dritës së Gjilanit....

Blerim Krasniqi është futbollisti më i ri i Dritës së Gjilanit. Klubi nga Gjilani ka njoftuar për marrëveshjen e arritur.

"Kemi knaqësin të ju prezantojmë sulmuesin tonë të ri Blerim Krasniqi nga Shqipëria. Krasniqi do të jetë pika referente e sulmit i cili vjen nga një përvojë e gjatë në superligën shqiptare. Blerimi ka qenë pjesë edhe e superligës së Kosovës dhe së fundmi ka qenë pjesë e ekipit CS Mioveni nga superliga e Rumanisë. Lojtari është pritur në zyrat e klubit nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi dhe marrëveshja është nënshkruar për periudhën dy vjeçare". 

Krasniqi më herët ka qenë pjesë edhe e Gjilanit.