Jashari nuk do të transferohet tek Young Boysi

23.06.2023 20:04

Mesfushori i Luzernit, Ardon Jashari, nuk do të transferohet tek Young Boysi...

Mesfushori i Luzernit, Ardon Jashari, nuk do të transferohet tek Young Boysi në këtë verë, ka bërë të ditur drejtori sportiv i kampionit të Zvicrës, Steve von Bergen. “Kemi tre lojtarë në atë pozitë, Cheikh Niasse, Sandro Lauper dhe Miguel Chaiëa. Nuk kemi nevojë edhe për një tjetër”, ka thënë ai. Jashari aktualisht është i angazhuar me Zvicrën U21 në Evropianin e kësaj grupmoshe. 20-vjeçari zhvilloi 37 ndeshje në të gjitha garat në edicionin e fundit. Realizoi një gol dhe pati katër asistime. Ai kërkohet edhe nga skuadra në vende tjera. Vlerësohet me potencial të madh.