Simnica i bashkohet Stuttgartit

23.06.2023 20:08

Luan Simnica do t’i bashkohet Stuttgartit...

Luan Simnica do t’i bashkohet Stuttgartit për kampionatin e ri. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga faqja zyrtare e skuadrës që bën gara në Bundesligën gjermane. Simnica 19-vjeçar, luan në pozitën e mesfushorit defensiv.

Ai ishte pjesë e Koelnit dhe luajti rregullisht te grupmosha U19 e këtij klubi, që e fitoi Kupën e Gjermanisë për juniorë.

Me Koelnin U19 shkoi deri në gjysmëfinale të kampionatit të juniorëve në Gjermani.

Simnica dëshiron që ta bëjë hapin e radhës në futbollin profesionist. Te Stuttgarti i janë gëzuar afrimit të tij. Ai ishte i përfshirë edhe në listën e Kosovës U21.