Luftime afër centralit bërthamorë, Zelensky, thirrje për de-okupimin e Zaporizhias

23.06.2023 20:11

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar afër centralit bërthamorë....

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar afër centralit bërthamorë në Zaporizhizhia. Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi pamjet e betejës që po zhvillohet atje.

Presidenti  ukrainas i bëri thirrje botës, por edhe vendeve që mbajnë qëndrim neutral, për de-okupimin e termocentralit bërthamor, Zaporizhizhia, në mënyrë që të parandalohet ndonjë katastrofë bërthamore që mund t’i shkaktojë dëm të gjithë botës.

“Bota ka fuqi të mjaftueshme për të parandaluar çdo incident rrezatimi, e lëre më një katastrofë rrezatimi. Duhet të veprojnë edhe vendet që janë neutral. Rrezatimi nuk pyet se kush është neutral dhe mund të prekë këdo në botë. Prandaj, çdokush në botë mund të ndihmojë tani, dhe është mjaft e qartë se çfarë duhet bërë. De-okupimi i plotë i NPP-së, Zaporizhzhia, është një domosdoshmëri. Dhe kushdo që mbyll një sy ndaj pushtimit nga Rusia të një objekti të tillë, ndaj minierave nga Rusia të territorit dhe objekteve të termocentralit bërthamor, në fakt po i kontribuon jo vetëm kësaj të keqeje ruse, por edhe globit në përgjithësi.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.                                                    

Nga ana tjetër, kreu i grupit “Ëagner”, thotë se trupat ruse janë tërhequr nga Zaporizhia dhe akuzon ministrin rus të mbrojtjes për shpifje.

“Kjo është absurditet i plotë. Shoigu (ministri rus i Mbrojtjes) jeton sipas parimit se gënjeshtra duhet të jetë monstruoze për t'i bërë njerëzit të besojnë dhe të frikësohen. Ushtria ruse po tërhiqet nga Zaporizhzhia dhe Kherson. Forcat e Armatosura të Ukrainës po shtyjnë ushtrinë ruse, ne po lahemi me gjak, askush nuk jep rezervat, nuk ka kontroll.", - theksoi kreu i grupit “Wagner”,Yevgeny Prigozhin.

Ushtria ruse gjithashtu bombardoi 79 herë Khersonin, duke goditur lagjet e banimit dhe ndërtesat administrative. Disa persona janë plagosur, dy prej tyre janë në rrezik për jetën.

"Armiku granatoi territorin e rajonit të çliruar Kherson 79 herë. Armiku po bombardonte vendbanimet përgjatë lumit Dnipro, si dhe vetë Kherson. Janë 400 predha, të cilat i kanë gjuajtur nga lloje të ndryshme armësh, duke përfshirë artileri, MLRS, tanke dhe mortaja, edhe nga aviacioni. Si pasojë e granatimeve të Burgunkës, katër persona janë plagosur, dy prej tyre janë në rrezik për jetën.”, - u shpreh kreu i Zyrës së shtypit në Kherson, Oleksandr Tolokonnikov.

Vala e fundit e sulmeve të Rusisë erdhi një ditë pasi një urë kyçe që lidh Krimenë e aneksuar nga Rusia me pjesën e pushtuar të rajonit jugor të Ukrainës. Sulmi u krye në urën e njohur si “porta e Krimesë”, rrugën më të shkurtër nga Gadishulli i Krimesë në vijën e frontit në Ukrainën jugore. Kjo cilësohej si një lidhje kyçe për linjën e furnizimit të Rusisë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)