Botë

Moska kërkon arrestimin e kreut të Wagner-it pasi ai kërcënoi me rebelim

24.06.2023 12:03

Moska ka zbatuar masa antiterroriste, Kremlini kërkon arrestimin e kreut të paraushtarakëve Wagner për shkak të kërcënimeve për bllokimin e Moskës...

Moska ka zbatuar masa antiterroriste, Kremlini kërkon arrestimin e kreut të paraushtarakëve Wagner për shkak të kërcënimeve për bllokimin e Moskës dhe Rostovit, por edhe për rebelim kundër Ministrisë ruse të Mbrojtjes, për shkak të një tentative të supozuar për të lëshuar një sulm raketor në kampet ushtarake të grupit në Ukrainë. Përpara qendrës në Shën Petersburg, prania e policisë është shtuar.

“Kemi ardhur këtu dhe duam të kapim shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gerasimov dhe ministrin Shoigu. Derisa të vijnë ata, ne do të qëndrojmë këtu, do të bllokojmë Rostovin dhe do të shkojmë në Moskë. Qendra kryesore e komandës funksionon normalisht, nuk ka probleme. "Asnjë oficer nuk është hequr nga posti i tij.”, tha Evgenij Prigozhin, udhëheqësi i Wagner.

Presidenti rus Vladimir Putini e cilësoi këtë rrebelim si një thikë pas shpine për shtetin rus duke thënë se të gjithë ata që kanë ngritur kokë do të marrin ndëshkimin e duhur.

“Ata që përpiqen të organizojnë rebelim po e shtyjnë vendin drejt anarkisë dhe disfatës vëllavrasëse dhe tradhtisë në fund. Çdo turbulencë e brendshme, një kërcënim vdekjeprurës për shtetësinë tonë, për ne si komb, është një goditje për Rusinë dhe popullin. Veprimet tona për të mbrojtur atdheun nga një kërcënim i tillë do të jenë të forta.”, tha presidenti rus Vladimir Putin.

Ndërkohë, janë shënuar viktima në një sulm me raketa në një ndërtesë shumëkatëshe në kryeqytetin ukrainas.

“Nuk di çfarë të them, në fakt nuk e kam dëgjuar paralajmërimin. U zgjova kur po vinin raketat. Pas pak minutash ra një shpërthim, pashë një blic dhe në një sekondë diçka fluturoi nga dritaret”. tha një qytetar.

Sipas OKB-së, mbi 9,000 civilë kanë vdekur në luftën 16-mujore.

SEDAT SELIMI