Këshilli Gjyqësor, ekspertët: Dorëheqje kolektive, proces transparent
Muajve të fundit opinioni është dëshmitar se si Këshilli Gjyqësor devijon nga Ligji për Këshillin Gjyqësor...

Muajve të fundit opinioni është dëshmitar se si Këshilli Gjyqësor devijon nga Ligji për Këshillin Gjyqësor dhe nga standardet për funksionim të përgjegjshëm të këtij institucioni. Për të rikthyer legjitimitetin dhe integritetin e këti institucioni. Organizatat civile vlersojën se është e nevojshme dorëheqje kolektive por edhe procesi i zgjidhjes së anatarëve të ri të jetë transparent.
“Mënyra më e përshtatshme është të japin dorëheqje të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësorë dhe të zgjidhet trup i cili do të jetë legjitim dhe do të mund të punoj në kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësor. Kjo përbërje e tanishme e Këshillit që funksionin aktualisht padyshim që ska legjitimitet dhe nuk e ka besimin as të organizatave civile, as te bashkësisë ndërkombëtare dhe as të qytetarëve.”, tha Ivana Petkovska mga koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.
Gazetari Magleshov i cili me vite të tëra përcjell gjyqësorin, thotë se me situatat e fundit, ky institucion sitimulon padrejtësin. Edhe ai mendon se dorëheqja kolektive është zgjidhja më e mirë, por duhet ti kushtohet rëndësi edhe modelit të zgjedhjes së antarëve të ri.
“Më mirë të kemi këshill të bllokuar se sa një trup i cili do të operojë me shenjën e një lloj paligjshmërie në kuadër të funksionimit të tij. Nuk është vetëm kjo, mendoj se anëtarët e ardhëshëm të Këshillit, duhet të jenë anëtarë të zgjedhur sipas modelit për zgjedhje të anëtarëve të Komisonit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Të bëhet përmes një debati publik, të gjithë qytetarët të mund ti shohin antarët që kanë paraqitur në konkursin për të qenë anëtar të Këshillit, të dinë biografit e tyre dhe përvojën. Në këtë mënyrë do të dim kush është në Këshillin Gjyqësorë.”, tha Vasko Magleshov, gazetar.
Edhe Ministri i Drejtësisë Krenar Loga të hënën do të takohet me koordinatorët e grupeve parlamentare dhe do të kërkojë zgjidhjen e problemeve me Këshillin Gjyqësor.
“Të hënën në Kuvend, Ministri Lloga do të ketë takim me koordinatorët e grupeve parlamentare për ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Në takim do të shkëmbehen mendime dhe ide se si do të tejkalohet situata dhe problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion. Pas konsultimeve me partitë politike dhe ekspertë do të gjendet një zgjidhje.”, bëjnë të ditur për TVM2 nga Ministria e Drejtësisë.
Kur flasim për ndryshime ligjore ekspertet vlersojn se dispozitat dhe vetë ligji dhe aktet ligjore nuk duhet të mbulohen vetëm në bazë të një situate dhe duhet pasur parasysh se çfarë pasojash do të ketë interpretimi dhe nëse do të jetë i përshtatshëm në të ardhmen për situata të ndryshme.
SANIJE DURAKU
