Botë

SHBA-ja mund të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë

25.02.2015 20:50

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri sot deklaroi se shqyrtohen sanksione shtesë kundër Rusisë, të cilat mund të vendosen, nëse ngjarjet në Ukrainën Lindore e kërkojnë këtë...

Keri gjatë seancës dëgjimore në Komitetin për çështje të jashtme në Uashington theksoi se "deri sot, as Rusia as forcat separatiste që ajo i mbështet nuk i janë afruar veprimeve në përputhje me angazhimet e tyre".
 
Ai shtoi se nëse "dështimi vazhdon" do të ketë pasoja të mëtejshme "që do vendosnin e presione të shtuara në ekonominë e dobësuar të Rusisë".
 
Fjalët ishin pjesë e një varg të retorikash drejt Rusisë nga zyrtarë të administratës Obama gjatë ditëve të fundit.
 
E pyetur nga një rrjet televiziv se a i kishte besuar premtimit të presidentit rus Vladimir Putin se ai dëshiron paqe në Ukrainë, këshilltarja amerikane për siguri kombëtare Susan Rajs u përgjigj: "Ju dukem e marrë?"
 
Moska vazhdimisht ka mohuar se ka dërguar trupa dhe armatim në Ukrainë, në konfliktin që la të vrarë më shumë se 5.600 njerëz./mia