Maqedoni

MPJ: Qytetarët e RMV-së të mos udhëtojnë drejt Rusisë

24.06.2023 18:39

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i përcjell nga afër zhvillimin e situatës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i përcjell nga afër zhvillimin e situatës në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë.


Nga Ministria e Punëve të Jashtme potencojnë se në këtë kontekst, "rikujtojmë se është ende në fuqi rekomandimi i ministrisë i publikuar më 28 shkurt 2022, që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të përmbahen nga udhëtimi në Federatën Ruse ndërsa ata që kanë mundësi të largohen nga vendi. Në të njëjtën kohë, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën në Moskë në numrat e mëposhtëm të telefonit: +7 925 025-98-05  dhe e-mail adresën vijuese:[email protected]."