Zgjedhjet e përsëritura parlamentare në Greqi
Në Greqi përsëriten votimet, duke zgjedhur mes Micotakis dhe Ciprais, liderët e Demokracisë së Re dhe Siriza....

Në Greqi përsëriten votimet, duke zgjedhur mes Micotakis dhe Ciprais, liderët e Demokracisë së Re dhe Siriza. Nëse i besojmë sondazheve, konservatori Micotakis duhet të fitojë ndërmjet 155 dhe 160 vende, ose 40 për qind të votave, në parlamentin e Athinës, gjë që do të mjaftonte që ai të formonte vetë një qeveri. Presidenti Sakellaropulo ka votuar tashmë, dhe po ashtu edhe drejtuesit e partive më të mëdha.
“Kjo është një ditë gëzimi dhe përgjegjësie. Po votojmë për herë të dytë brenda pak javësh, vendi duhet të ketë një qeveri të qëndrueshme dhe efikase me një mandat katërvjeçar. Jam i sigurt se qytetarët do të votojnë për prosperitet personal dhe familjar për drejtësi sociale në Greqi. Shpresoj që pjesëmarrja në votime të jetë më e lartë se ajo e 21 majit.”, tha Kiriakos Micotakis, kryetar I "Demokracisë së Re".
Sipas mediave greke, Micotakis deklaroi gjithashtu se të gjitha shtetet e Ballkanit duhet të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian deri në vitin 2033. Sipas të njëjtave sondazhe, partia më e fortë opozitare Siriza duhet të marrë 20 për qind të votave. Kreu i partisë, Cipras,pas votimit kritikoi kodin zgjedhor ekzistues.
“Ne votojmë në një sistem proporcionaliteti të zgjeruar, i cili i jep partisë fituese një bonus prej 50 për qind në mandate. Është përcaktuar paraprakisht se kush do të qeverisë në katër vitet e ardhshme. Ne duhet të vendosim nëse do të kemi një qeveri të kontrollueshme apo një sistem politik të balancuar. Prandaj, një Syriza e fortë do të thotë një shoqëri e fortë dhe një demokraci e shëndoshë.”, tha Aleksis Cipras, kryetar i "Siriza".
Votimi i rreth 10 milionë grekëve është i detyrueshëm dhe rezultatet e para të zgjedhjeve priten pas orës 20:00.
SEDAT SELIMI
