Në SHMK “Drita” të Kërçovës nisin punimet për rikonstruimin e objektit shkollor
Shkolla e mesme “Drita” e Kërçovës ka realizuar një vit të mbarë mësimor, ndonëse kjo shkollë është ballafaquar me vështirësitë e xhirollogarisë...

Shkolla e mesme “Drita” e Kërçovës ka realizuar një vit të mbarë mësimor, ndonëse kjo shkollë është ballafaquar me vështirësitë e xhirollogarisë së bllokuar dhe mungesën e teksteve mësimore. Planprogrami edukativo arsimor është realizuar pa pengesa, sepse krahasuar me shkollat tjera të vendit, në Kërçovë nuk ka pasur alarme për vendosjen e bombave, thotë zëvendës drejtori Gëzim Qerimi.
Me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencën, shton ai, nga data 10 qershor kanë filluar punimet për rinovimin e komplet hapësirave të brendshme në objektin e përbashkët të shkollave të mesme “Drita” dhe “Mirko Mileski”. Sipas planifikimit, ky projekt do të përfundojë në muajin Nëntor të këtij viti.
“Këto janë në fazën fillestare. Është projekt i MASH, nga 10 qershori kanë filluar punimet. Bëhet rikonstuim i tërësishëm i pjesës së brendshme të shkollës. Pjesa e jashtme është rikontruar më herët me dritare të reja, me suvatim të jashtëm, ndërsa pjesa e brendshme tash do të rikontruohet tërësisht me dyer, me suvatim të klasave. Do të përmirësohen dukshëm kushtet.”, Gëzim Qerimi, zv. Drejtor i SHAM “Drita”, zv. Drejtor i SHAM “Drita”.
Zëvendës drejtori i kësaj shkolle Gëzim Qerimi, shprehet i shqetësuar për uljen e vazhdueshme të numrit të nxënësve. Si pasojë e migrimit, shton ai, sivjet shkolla “Drita” do të ketë dy paralele më pak.
“Fatkeqësisht neve numri na bije çdo vit, si dukuri e dini se është dukuria e migrimit dhe na bie numri. Vitin e katërt kemi pasur 11 paralele, kurse tani në vitin e parë do të kemi 9 paralele, faktikisht dy paralele do të jenë më pak në këtë vit shkollor.”, tha Qerimi.
Aktualisht është duke u zhvilluar procesi i regjistrimit të nxënësve të cilët sivjet aplikojnë në mënyrë elektronike. Në tri afatet e regjistrimit, nxënësit mund të konkurojnë në 5 drejtimet e gjimnazit të përgjithshëm dhe në 4 drejtimet profesionale ku janë planifikuar nga një paralele.
SHABAN DALIPI
