Maqedoni

Sheshi Iliria në Tetovë, qytetarët kërkojnë ndërtimin e ulëseve dhe kosheve të plehrave

25.06.2023 14:20

Edhe pak ulëse që janë në sheshin Ilira në Tetovë janë të shkatëruara tërsisht...

Edhe pak ulëse që janë në sheshin Ilira në Tetovë janë të shkatëruara tërsisht, të njejtin fat e kanë edhe koshat e plehrave. Ndërsa qytetarët e anketuar nga TVM2, kujtojn kohën kurre sheshi kishte një fontan, dhe kishte gjelbërim me shumë. Ata kërkojnë nga institucionet që ky shesh të merr emrin e sheshit, pasi deri me tani vetëm shesh nuk mund të quhet.

“Shumë të kënaqur jemi shihe i grisëm pantollonat, duhet të ndertohen ulëset. Nuk i ngjane as pak një sheshi, xhungëll po shesh jo. Më herët më mir ka qenë me fintan me druna ka pasur hije tash as gjë.”, u shpreh një banor.

“Shumë pa pastërti, shife si janë keta ku do ulesh i kanë shkatëruar krejt. As pak, ka humbur ai sheshi që ishte përpara nuk është më. Ne dalim skemi ku të ulemi gjelbërimi dobët, ulset e shkatëruara.”, tha një banor.

“Shiko, shiko nuk di çka të them. As se si, unë jam nga Sellca vi këtu ulem krejt copa copa.”, u shpreh një banor.

“U ula pakë me pushu, me prit familjen po ku të ulem krejt të dëmtuara.”, tha një banor.

“Kjo mbare është kjo a nuk kanë turp këto të partisë e të komunës, turpi madhë, nesë vinë ndonjë mysafir do thotë çka ështe kjo xhunglla, ku janë paret i vodhën krejt. Çfar hije të sheshit kjo është xhungëll.”, u shpreh një banor.

Kryetri i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se mjetet janë siguruar dhe pritet të investohet në sheshin Ilira.

“Javën tjetër do të vijnë edhe arkitektet nga Turqia që e kemi angazhuar  edhe për zgjidhjen afatgjatë të sheshit ku parashihet nënkalim  sheshi të zgjerohet nga sheshi aktual deri para pallatit të kulturës  edhe të kemi edhe parkim nëntokësor në qytet  edhe aty punohet për projektin themelor edhe në të njëjtën kohë  edhe arkitekti  nga Turqia ka qen me do investitor për ta parë se si ta realizojmë të njëjtën.”, tha kryetri i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

E vetmja gjë e bukur në sheshin Iliria janë fëmijt të cilët luajn dhe i japin jetë sheshit “ILIRA”.

VISAR SADIKI