Maqedoni

Likovë, vazhdojnë punët infrastrukturore

25.06.2023 14:45

Në rajonin e komunës së Likovës, në vendbanime e fshatra të ndryshme po punohet pa ndërprerë në zhvillimin dhe rregullimin infrastrukturorë...

Në rajonin e komunës së Likovës, në vendbanime e fshatra të ndryshme po punohet pa ndërprerë në zhvillimin dhe rregullimin infrastrukturorë. Së fundmi është duke u punuar në instalimin e rrjetit primarë të kanalizimit fekal në fshatin Vaksincë, pasi siç na njoftoi kreu i komunës Erkan Arifi, i vetmi ky fshat kishte mbetur pa këtë investim.
 
“Jemi në proçes të realizimit apo përfundimit të rrjetit primarë të kanalizimit fekal të fshatit Vaksinsë, e kishimi vetëm atë fshat që nuk kishte kanalizim dhe bashkarisht me këshillin komunal i dham prioritet që edhe aty ta përfundojmë rrejtin primarë, ndërsa do të vazhdojmë në bashkëpunim me qytetarët tanë të ndërtojmë rrjetin sekondarë ku edhe do të kyçen shtëpitë të atij lokacioni.”, theksoi mes tjerash, Erkan Arifi.

Gjithashtu, janë duke u zhvilluar punime edhe në ndërtimin e rrugës nga hyrja e fshatit Likovë e deri tek Penda e Likovës, që parashihet, instalimi i rrjetit të kanalizimit fekal e atmosferik, ndërtimi i trotuarit dhe skajoreve anësore, asfaltimi si dhe ndriçimi publik.

“Po vazhdojnë punët te projekti për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës lokale nga varrezat e fshatit Likovë e deri tek vendi afër restorant “Freskia”, me çka kjo rrugë do të merr një pamje krejt ndryshe pasi kemi rregulluar kanalizimin atmosferik, janë rregulluar dhe vazhdojnë punët në rregullimin e skajoreve, trotuareve e më pastaj do pason faza e asfaltimit dhe ndriçimi, kështuqë fshati Likovë si dhe vendi tek penda e Likovës do të merr një pamje ndryshe ku qytetarët e komunës tonë por edhe vizitorët do ta shfrytëzojnë atë vend për rekreacion.”, theksoi Arifi.

Erkan Arifi, paralajmëroi edhe një sere investimesh të tjera infrastrukturore në këtë komunë, e ku do zë vend si projekt më capital rrjeti i ujësjellësit me të cilin ndër vite po punohet pa ndërprerë.

FATLUM AQIFI