Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski: VMRO të tregohet konstruktive

25.06.2023 15:09

Ndryshimet kushtetuese nuk cenojnë çështjen e identitetit maqedonas, por mundësi për të shpier Maqedoninë e Veriut drejt BE-së...

Ndryshimet kushtetuese nuk cenojnë çështjen e identitetit maqedonas, por mundësi për të shpier Maqedoninë e Veriut drejt BE-së, tha kryeministri I vendit Dimitar Kovaçevski. Në propozim ndryshimet e përgaditura nga grupi I punës askush nuk arriti që të gjen vërejtje, ashtu që bëri thirrje edhe opozitës të mbështes këtë proces dhe të qëndroj pas një vendimi me interes strategjik për vendin apeloi Kovaçevski.

“VMRO-DPMNE duhet të mbetet në qëndrimin e tij të treguar publikisht, për pjesmarrje në këtë proces. Kjo është mirë edhe për ata, pasi nëse e shihni në 30 vitet e fundit ata nuk kanëmarrë pjesë në asnjë proces strategjik të vendit. Nuk ka vendim që kanë mbeshtetur. Madje edhe për disa vendime të cilat i kanë sjellur, për shembull, për të mos mbështetur marrëveshjes FRONTEX që për herë të parë kemi gjuhën maqedonase të barabartë me të gjitha gjuhët tjera të BE-së , ata turpërohen sot. Kur i pyesni se përse nuk e keni mbështetur, ata ju japin arsyetim se nuk e kanë dëgjuar zilen.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

VMRO-DPME tani më ka përsëritur qëndrimin se nuk do të përkrah ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar. Nga VMRO insistojnë në garancionin e BE-së se nuk do të ketë kërkesa të reja. Në qoftë se pranohen ndryshimi I kushtetutës, e njejta të vazhdojë të vlejë pas anëtarësimit të plotë të vendit në BE. Poashtu sipas VMRO-së të nevojshme janë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

ERSAN PAJAZITI