Kulturë

Gjirokastër, rikthehet festivali Folklorik Kombëtar pas 8 vjet

25.06.2023 15:38

Në Gjirokastër, festivali Folklorik Kombëtar u rikthye pas 8 vitesh mungesë...

Në Gjirokastër, festivali Folklorik Kombëtar u rikthye pas 8 vitesh mungesë, me pjesëmarrjen e 1200 artistëve nga hapësira mbarëshqiptare.
 
Ata do të performojne për një javë në skenën e ngritur në kalanë e qytetit të gurtë.
 
Nata e parë ngjiti në skenë artistë të ansambleve nga Kukësi, Berati dhe Maqedonia e Veriut.
 
Muzikë, valle e veshje autentike u pasqyruan që në natën e parë të cceljes së ketij eventi. Artistët pjesëmarrës janë shprehur tepër të emocionuar për festivalin që rikthehet pas një ndërprerjeje disavjecare. Ata thane se tradita duhet te ruhet e trashegohet nder breza.
 
Në natën e parë të festivalit i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama se bashku me familjen e tij.
 
Krahas festivalit një vëmendje u është kushtuar edhe artizanëve të cilët janë vendosur në hyrje të kalase së Gjirokastrës ku kanë ekspozuar punimet e tyre.

LULJETA NDOKA