Botë

Rusi, Prigozhin e e ndaloi kryengritjen, shkon në Bjellorusi

25.06.2023 17:13

Kreu i paraushtarakëve Wagner, Prigozhin dhe trupat e tij u tërhoqën nga Rusia...

Kreu i paraushtarakëve Wagner, Prigozhin dhe trupat e tij u tërhoqën nga Rusia. Kremlini më herët njoftoi se ishte arritur një marrëveshje sipas së cilës do të shkonte në Bjellorusinë fqinje dhe nuk i nënshtrohet gjykimit për shkak të urdhrit të marshimit për në Moskë.

“Ata donin të shpërndanin paraushtarakun Wagner. Më 23 qershor filluam marshimin e drejtësisë. Marshuam për 24 orë dhe ndaluam 200 kilometra larg Moskës. Gjatë kësaj periudhe, luftëtarët tanë nuk derdhën asnjë pikë gjaku.”, tha Lideri i grupit Wagner, Evgenij  Prigozhin.

"Luftëtarët nuk do të shkojnë në gjyq për meritat e tyre në front. Ne i respektojmë aktet e tyre heroike dhe do të mbesim të tillë. Çfarë do të ndodhë me Prigogine? Procedimi penal ndaj tij mbyllet dhe ai shkon në Bjellorusi. Qëllimi kryesor ishte parandalimi i gjakderdhjes dhe konfliktit ndërkombëtar me pasoja të paparashikuara.”, tha Dmitri Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Ushtria private e Prigozhinit pushtoi selinë ushtarake në Rostov, një qytet rreth 1000 kilometra larg Moskës, i cili kontrollon operacionet në Ukrainë. Ushtria e tij u kthye në kampet fushore në frontin ku lufton përkrah ushtrisë së rregullt ruse.

“Njeriu nga Kremlini është padyshim shumë i frikësuar dhe ndoshta fshihet diku, duke mos u dukur. Jam i sigurt se ai nuk është më në Moskë. Ai telefonon diku dhe kërkon diçka. Ai e di se nga çfarë ka frikë, sepse e ka krijuar vetë kërcënimin. Gjithë e keqja, çdo humbje, gjithë urrejtja përhapet prej tij.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Kjo histori është e çuditshme me personat e armatosur që janë mbi ligjin. Si jurist e kuptoj që kjo gjithmonë bie ndesh me ligjin. Nuk ka rëndësi nëse janë grup në qytet apo në luftë. Por fatmirësisht procesi u zgjidh”, tha një banore.”, u shpreh një banor.

“Nuk di asgjë, nuk ndjek lajmet, përpiqem të mos i lexoj, kujdesem për shëndetin tim mendor.”, tha një banor.

“Më pëlqeu mënyra se si fliste dhe sillej, por kjo që po bën tani për mua është tradhti sepse u kthye kundër nesh. Mendoj se e ka gabim, ka ambicie politike.”, u shpreh një banor.

Banorët e fshatit Krasno, që është pika më veriore e arritur nga Wagner në rrugën për në Moskë, thonë se nuk kishin frikë nga prania e tyre në rajon.

“Ata e kaluan natën këtu në stacion, ata u rreshtuar për të mbushur karburant, kolona e tyre ishte rreth 500 metra e gjatë.”, u shpreh një banore.

“Asgjë nuk penguan, ata qëndronin të qetë në trotuare dhe nuk flisnin me askënd. Sigurisht se kenë qenë të lodhur.”, tha një banore.

“Nuk u afruan civilëve, fëmijet vraponin rreth tyre si zakonisht. Luftëtarët janë njerëz të thjeshtë, fëmijët tanë, vëllezërit tanë.”, u shpreh një banor.

Me marrëveshjen është parandaluar kriza e cila konsiderohet si sfida ë e madhe për qeverisjen dy dekadash të presidentit Putin

SEDAT SELIMI