Botë

Përmbytje në Pejë, humbin jetën një grua dhe djali i saj 5-vjeçar

25.06.2023 17:37

Një nënë 26 vjeçare së bashku me djalin e saj 5 vjeçar, kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Pejë...

Një nënë 26 vjeçare së bashku me djalin e saj 5 vjeçar, kanë humbur jetën si pasojë e  përmbytjeve në Pejë, që u shkaktuar nga rreshjet e forta të shiut. Familjari i viktimave në Pejë informon se viktimat në momentin e përmbytjeve kanë qënë në shtëpi, por që uji ka depërtuar brenda mureve të shtëpisë.

“Të gjithë jemi të shqetësuar. Ështël tmerr. Mos me prit këtë gjë aspak. Jemimunduar me i shpëtu, por skemi mund. Gruan e vëllaut dhe djalin e vëllaut i ka tërhequr një vrimë që e ka thy murrin. Jemi dal kemi lyp, pas një kohe kemi gjet djalin e vëllaut, në një shtëpi më poshtë aty. Jemi munduar me ja dhënë ndihmën e parë, e kemi thirrë ambulancën, policinë, përdrisa e kemi pas djalin, por askush nuk na ka ardhur në ndihmë. E kemi marr vet, e kemi dërguar në spital, në spital nuk ak pasur shenja jete.”, tha Albert Ademaj, familjar i viktimave.

Keqardhje për ngjarjen, shprehu kryetari i komunës së Pejës Gazemnd Muhaxheri, i cili tha se dëmet tjera materiale do të rikuperohen.

“Përveç këtij rasti tragjik që kanë humbur nëna me fëmijën, këto tjerat janë gjëra që rregullohen, por këto të dyjat nuk munden me u kthy, shprehim ngushëllime familjes. Ka ra shi shumë kohë të gjatë dhe po shihet që mbrëmë ka qenë një sasi e të rreshurave që nuk kanë ndodhur ndodhta për 50 vjet dhe ka ndodhur kjo tragjedi. Unë dua ti bëj sanimet dhe të shohim çfarë të bëjmë.”, kryetari i komunës së Pejës, Gazemnd Muhaxheri.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se Qeveria është angazhuar me kapacitetet e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave për të ndihmuar në përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve që ndodhën në mbrëmjen e së shtunës. Ngushllime e tyre për viktimat nga përmbytjet në ejë i kanë shprehur edhe presidentja Osmani, si dhe krerët e partive opozitare të cilët gjithashtu i apeluan qeverisë që të solidarizohet dhe të ndaj një fond emergjent për familjet e prekura nga vërshimet.

ERSAN PAJAZITI