Devijimi i Radikës, BERZH konfirmon zyrtarisht pezullimin e projektit

26.02.2015 14:38

Zyra e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Shkup konfirmon pezullimin në afat të pacaktuar të projektit për ndërtimin e hidrocentraleve “Ura e Boshkut” dhe “Fusha e Lukovës”...

Financimi i projektit kushtëzohet nga disa parametra, që përfshijnë parakushtet specifike ekologjike e sociale, të parapara në planin aksional për ekologji dhe kushte sociale, thuhet në kumtesën e BERZH-it.

Në vijim janë aktivitetet për harmonizimin e projektit me kërkesat e standardeve ekologjike e sociale. Projektet e pezulluara tashmë nga BERZH-i, parashikonin devijimin e lumit Radika dhe ndërtimin e hidrocentraleve.

Vendimi për pezullimin e projektit është marrë pas reagimeve të ekspertëve dhe opinionit për rrezikun që këto dy hidrocentrale dhe devijimi i lumit të dëmtojë natyrën në zonën e Dibrës dhe Mavrovës, e madje do të kishin pasoja ekologjike edhe në Shqipëri. (Adnan Jashari, TVM2)