Fejnord – Roma, derbi i 1/16 në Europa League
Qyteti i Roterdamit është në epiqendër të futboll dashësve në Evropë për sonte, veqanërisht pas incidenteve të cilat ndodhën gjatë javës së kaluar në Romë, mes tifozëve italian dhe atyre holandez...

Pas barazimit 1-1 para një jave në “Olimpiko”, stadiumi “De Kuip”, që është me kapacitet prej 51.200 ulëse, është vendi ku do të luhet sfida kthyese mes ekipeve të Fejnordit dhe Romës.
Ekipi italian, ka hyrë në një ritëm të ashpër në tre fronte, ndërsa trajneri Luis Garsia është me kokëdhembje të mëdha, veqanërisht pas barazimit 1-1 në fundjavë kundër Veronës dhe para derbit të madh në Itali ndaj Juventusit. Per ketë arsye qe nga minuta e pare do te jete kapiteni Toti ne sulm se bashku me Gervinhon dhe Ljajicin, ndërsa hapësire do te ketë edhe per De Rosin.
Ky i fundit do te mare vendin ne zemër te mesfushës. Pritet se cilit futbollist do t’i zërë vendin, por me te gjitha gjasat do te jete Pjanic ne stol, me Naingolan dhe Keita qe nga minuta e pare. Ne mbrojtje do të janë Janga Mbiva, Holebas, Manolas dhe Torosidis. Ndërkohë, te zotet e shtëpisë do te luajnë me skemën 4-2-1-3, ku Kazim Richards autori i golit te barazimit para nje jave, do te jete lojtari referues ne qendër te sulmit.
Takimi i cili pritet te jete spektakolar dhe te dhuroje emocione te mëdha jo vetëm per kualitetin e dy skuadrave, por edhe tifozerine e zjarrte te holandezeve të Fejnordit dhe italianëve të Romës, do të drejtohet nga referi francez, Clement Turpin, arbitër ky që hollandezëve u ka referuar dy herë në fazën grupore.
