Maqedoni
Parashikimi i motit
26.06.2023 08:48
Këtë fillim jave moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu lokale.

Këtë fillim jave moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu lokale. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu përgjatë Povardarisë.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11°C deri në 20°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 24°C deri në 32°C.
Në Shkup me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë mesatare, kohë pas kohe të fortë veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30°C.
