Botë

Alarmi për bombë ul me emergjencë avionin me pasagjerë

26.06.2023 09:05

Një avion i kompanisë “KLM” bëri një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtare “Mariscal Sucre”...

Një avion i kompanisë “KLM” bëri një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtare “Mariscal Sucre” në Quito të Ekuadorit, për shkak të një alarmi për bombë.

Menjëherë, në aeroport u aktivizuar protokolli i emergjencës dhe me uljen e avionit, të gjithë pasagjerët u evakuuan me shpejtësi dhe pa probleme.

Avioni i “KLM”, ishte nisur drejt Amsterdamit, por alarmi e detyroi atë që të ulej në aeroportin e kryeqytetit.

Forca të shumta policie janë duke hetuar për ngjarje, ndërkohë që deri në këto momente raportohet se alarmi u dha nga një person i panjohur.

Efektivët kontrolluan hapësira të mëdha në aeroport dhe avionë të ndryshëm dhe nuk kanë gjetur asnjë gjë të dyshimte, teksa gjendja e gatishmërisë vijon të mbetet aktive.