Maqedoni
Nga 1 korriku ndalohet plotësisht shitja e qeseve plastike
26.06.2023 10:43
Nga 1 korriku ndalohet plotësisht shitja e qeseve plastike dhe qeseve të okso-biodegradueshme....

Nga 1 korriku ndalohet plotësisht shitja e qeseve plastike dhe qeseve të okso-biodegradueshme, gjegjësisht atyre qeseve që shiten në treg për 15 denarë. Do të lejohen vetëm qeset e biodegradueshme.
Ky vendim vjen pas miratimit të Ligjit të ri për menaxhimin e paketimit dhe mbeturinave të paketimit. Sipas të njëjtës, çmimi i 2 qeseve para një viti e gjysmë është rritur në 15 denarë. Megjithatë, qeset plastike përdoren ende për fruta dhe perime në tregje. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se kompanitë në vend vitin e kaluar kanë prodhuar rreth 5.000 tonë ambalazhe plastike, thasë dhe qese.
Ministria e Mjedisit pohon se përdorimi i qeseve plastike është ulur me 10 herë dhe një rënie e veçantë ka në tregje me rreth 85%.Vendet anëtare të BE-së kanë filluar tashmë ndalimin e përdorimit të plastikës njëpërdorimshme si kashtë, tapa veshësh, pjata, gota dhe takëme plastike njëpërdorimshme. Në disa vende qeset plastike janë plotësisht të ndaluara, në të tjera tatohen dhe në të tjera tarifohen.
