Maqedoni

Merko: Do të ngrijë të gjitha aktivitet në parti

26.06.2023 11:33

Pas shpalljes së kryetarit të Strugës Ramiz Merko “non grata”, nëpërmjet një postimi...

Pas shpalljes së kryetarit të Strugës Ramiz Merko “non grata”, nëpërmjet një postimi, ka reaguar Merko duke theksuar se do të ngrijë të gjitha aktivitetet partiake.

“Që nga presidenti Uillson e deri më sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë në çdo sfidë dhe bashkë kemi realizuar shumë projekte të rëndësishme për vendin, qytetin dhe qytetarët e Strugës. Mbështetjen vijuese amerikane për vendin tonë dhe qytetarët e Strugës e mirëpres dhe e përkrah gjithmonë.  Pas zhvillimit të fundit në lidhje me vendimin e Departamentit të Shtetit Amerikan, nuk kam dashur të komunikoj në të mirë të proceseve për të cilat do të jem i hapur si çdo herë në përkrahje të drejtësisë dhe për secilin proces në organet e drejtësisë nga ana e institucionit të Komunës së Strugës dhe nga ana ime do të dorëzohet në kohë sa më të shpejt, ashtu siç kam qenë transparent çdo herë për organet e drejtësisë dhe gjithë institucionet e tjera. Për këtë, në të mirë të procesit, vendosa që secilin aktivitet në strukturat partiake ta ngrijë deri në mbylljen e proceseve të rëndësishme për të gjithë.”, shkruan në fejsbuk, Merko.