Botë
Lirimi i 3 policëve të Kosovës, Hungaria merr meritat: Erdhi pas kërkesës sonë
26.06.2023 11:55
Pas lirimit të 3 policëve të Kosovës nga Serbia, Hungaria “ka nxituar” që të marrë meritat....

Pas lirimit të 3 policëve të Kosovës nga Serbia, Hungaria “ka nxituar” që të marrë meritat. Kryeministri hungarez, Viktor Orban është shprehur se lirimi i efektivëve të Policisë së Kosovës është në përputhje me kërkesën e bërë në takimin që u mbajt javën e kaluar Hungari-Serbi. Orban theksoi se ky vendim i Vuçiç është dëshmi e bashkëpunimit strategjik mes këtyre dy vendeve.
“Presidenti serb Aleksandar Vuçiç sapo më njoftoi se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe kanë liaruar nga paraburgimi tre policët e Kosovës e arrestuar më parë. E vlerësojmë shumë hapin e Presidentit, të cilën ai e mori në një periudhë sfidash serioze dhe vendim i cili është një dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik mes vendeve tona dhe e përkushtimit tonë të ndërsjellë për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, shkruan ai.
Ditën e sotme, Gjykata në Kralevë mori vendimin për lirimin e tre policëve të Kosovës, që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor.
