Fushatë mediatike, njohje me risitë e procedurës penale

26.02.2015 15:20

Këshilli për Sundimin e së Drejtës do të fillojë me zbatimin e fushatës informative për njohjen e qytetarëve me Ligjin për Procedurë Penale...

Fushata ka për qëllim njoftimin e opinionit me risitë në Ligjin për Procedurë Penale, i cili po zbatohet nga 1 dhjetori i vitit 2013. Në këtë mënyrë qytetarët do të vetëdijesohen për të drejtat dhe obligimet e tyre në procedurat gjyqësore.

“Në fokus të fushatës do të jetë roli i prokurorisë publike, gjykatave dhe policisë. Ligji do të sigurojë procedurë më efektive, por njëkohësisht do t’i mbrojë interesat e shtetit dhe të drejtat e të akuzuarit”- deklaroi zëvendësministrja e Drejtësisë, Biljana Brishkovska-Boshkovska.

“Kur qytetarët nuk janë të njoftuar me ligjet që kanë të bëjnë me të drejtat dhe obligimet e tyre, kjo shkon në dëm të sistemit juridik. Vetëdijesimi për këto çështje iu ndihmon qytetarëve të kërkojnë drejtësi, përgjegjësi dhe mbrojtje efektive juridike në të gjitha nivelet”- tha drejtori i USAID-it, Xhejms Stein.

“Fushata do të kontribuojë për zhvillimin e vetëdijes së qytetarëve për të drejtat e tyre, duke mundësuar mbrojtje efektive juridike para organeve kompetente”- u shpreh Lupka Noveska nga Këshilli për Sundimin e së Drejtës.

Me këtë ligj, prokurori publik udhëheq hetimet dhe në dispozicion e ka policinë. Ky ligj jep mundësi për marrëveshje për fajësinë, që nëse i padituri arrin marrëveshje me prokurorin, mund të pret dënim më të lehtë, të cilin e vërteton gjykata.

Për këto ndryshime qytetarët do të njoftohen përmes reklamave televizive, broshurave, por edhe përmes  rrjeteve sociale. (Flutura Latifi, TVM2)