Bashkëpunimi ndërkufitar mes RMV-së dhe Serbisë, në Nish nënshkruhet marrëveshje në kuadër të IPA-s
Maqedonia e Veriut dhe Serbia në kuadër të fondeve IPA rrisin bashkëpunimin ndërkufitar...

Maqedonia e Veriut dhe Serbia në kuadër të fondeve IPA rrisin bashkëpunimin ndërkufitar. Marrëveshja trelaterale financiare e nënshkruar në Nish nga ana e zëvendëskryeministrit Mariçiq, homologes së tij serbe Misheviq dhe euroambasadorit në Beograd Zhiofre, u mundëson dy vendet të shtojnë bashkëpunimin në dy fusha, atë socio-ekonomike dhe turizëm.
Zëvendëskryeministri Mariçiq thotë se ideja e këtij partneriteti është që të krijohet fqinjësi e mirë, bashkëpunim dhe zhvillim lokal, si pjesë e pandashme e procesit eurointegrues. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje hapet mundësi për 850 mijë qytetarë nga rajoni ndërkufitar i dy vendeve për të shfrytëzuar mjetet për projekte konkrete nga ana e komunave, qyteteve dhe qytetarëve, potencoi Mariçiq.
