Kundërofensiva ukrainase, Maljar: Kemi çliruar 130 kilometra katrorë

26.06.2023 17:28

Forcat ukrainase e kanë rikthyer kontrollin e 130 kilometrave...

Forcat ukrainase e kanë rikthyer kontrollin e 130 kilometrave katrorë në jug, prej nisjes së kundërofensivës, ka thënë zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar.

Ajo ka thënë përmes kanalit të saj në Telegram se ushtria ukrainase vazhdon të avancojë në Melitopol dhe Berdjansk, që gjenden në rajonin Zaporizhjas, pavarësisht rezistencës së ashpër ruse dhe humbjeve “të konsiderueshme” në njerëz dhe pajisje.

Sipas saj, përgjatë vikendit, zona e territoreve të çliruara është rritur për 17 kilometra katrorë.

“Në total, prej nisjes së kundërofensivës, zona e çliruar në jug shkon në 130 kilometra katrorë.”, ka thënë ajo.

Ndaras, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, ka thënë në raportin ditor më 26 qershor se forcat ukrainase kanë zmbrapsur me sukses sulmet ruse në rajonet e Donjeckut dhe i kanë zmbrapsur 36 sulme në Liman, Bahmut, Avdivka, Marinaka dhe zona tjera përreth.