Billstrëm: Rusia po e humb luftën

26.06.2023 17:50

Rusia po e humbet qartë luftën kundër Ukrainës...

“Rusia po e humbet qartë luftën kundër Ukrainës. Ne duhet të qëndrojmë prapa Ukrainës.”, tha ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrëm, para takimit me ministra të Jashtëm të BE-së.

Suedia, si kryesues i BE-së, po e monitoron nga afër këtë çështje, thotë Billstrëm.

“Kjo është një çështje e brendshme për Rusinë dhe ne duhet ta shikojmë si të tillë. Është pak herët për të bërë një analizë më të thellë të kësaj. Gjëja më e rëndësishme tani është të mbështesim Ukrainën.”, ka thënë Billstrëm.

Borrell: Lufta që filloi Putini po i kundërvihet atij

Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë, Josep Borrell, thotë se tentativa për rebelim në Rusi është rezultat i luftës së presidentit Vladimir Putin në Ukrainë. Për të, ky është përfundimi më i rëndësishëm nga ngjarjet e fundjavës.

Borrell e përshkroi luftën si një përbindësh të krijuar nga Putini.

"Ai përbindësh po e kafshon tani. Përbindëshi po punon kundër krijuesit të tij. Sistemi politik po tregon cenueshmërinë e tij dhe fuqia e ushtrisë po shkatërrohet. Ky është rezultati i luftës në Ukrainë.”, thotë Borrell.