NATO: Rebelimi i “Wagner”-it tregoi gabimin e Moskës
Rebelimi i ndërprerë i grupit mercenar rus “Wagner”...

Rebelimi i ndërprerë i grupit mercenar rus “Wagner” në fundjavë, e ka demonstruar shkallën e gabimit strategjik të Kremlinit, kur e ka nisur luftën në Ukrainë, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Rusia ka tentuar të rikthejë qetësinë të hënën, pasi luftëtarët e “Wagner”-it e kanë ndërprerë avancimin drejt Moskës, janë larguar prej qytetit të kapur rus Rostov-on-Don dhe janë nisur drejt bazave të tyre në orët e vona të së shtunës, pas arritjes së një marrëveshjeje që u garanton siguri.
Sipas marrëveshjes të ndërmjetësuar nga lideri bjellorus, Alexander Lukashenka, komandanti i tyre, Yevgeny Prigozhin, duhet të shkojë në Bjellorusi.
“Ngjarjet e fundjavës janë një çështje e brendshme dhe një tjetër demonstrim i një gabimi të madh strategjik që presidenti Vladimir Putin e ka bërë kur e ka nisur aneksimin e Krimesë dhe luftën në Ukrainë.”, ka thënë Stoltenberg nga Vilniusi, kryeqyteti i Lituanisë.
