Botë
Blinken: Kurti dhe Vuçiq të ulin tensionet në veri
27.06.2023 09:28
Sekretari i shtetit, Antony Blinken i kërkon kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq...

Sekretari i shtetit, Antony Blinken i kërkon kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që të ulin tensionet në veri të Kosovës.
Blinken ka deklaruar se ShBA-të e përkrahin planin trepikësh të BE-së për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Ai një gjë të tillë e bëri të ditur pas bisedave të mbrëmshme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Sot kam folur me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, për të kërkuar çtensionimin në veri të Kosovës dhe kthimin e menjëhershëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Plani trepikësh i BE-së është rruga përpara”, ka shkruar ai në orët e para të së martës në Twitter.
Ndërkaq, sa i përket bisedës me presidentin serb, sekretari amerikan ka thënë se ka folur për rëndësinë e uljes së menjëhershme të tensioneve, derisa e ka mirëpritur lirimin e tre policëve kosovarë nga autoritetet e Serbisë.
“Ne mirëpresim lirimin e sotëm të policëve të Kosovës dhe vazhdojmë të mbështesim fuqishëm planin trepikësh të BE-së si rrugën më të mirë përpara.”, ka shkruar Blinken.
Plani trepikësh i BE-së parasheh çtensionimin e situatës, zgjedhjet e reja dhe rikthimin në dialog të Kosovës dhe Serbisë.
