Duro merr timonin e Gjilanit
27.06.2023 10:38
Klodian Duro është trajneri i ri i Gjilanit. Njoftimin e ka bërë klubi nga qyteti me të njëjtin emër si të qytetit....

Klodian Duro është trajneri i ri i Gjilanit. Njoftimin e ka bërë klubi nga qyteti me të njëjtin emër si të qytetit.
"Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e trajnerit Klodian Duro. Drejtuesit dhe tekniku 45 vjeçarë kanë gjetur akordin për të filluar bashkëpunimin për edicionin 2023/24. Duro vjen me një eksperiencë si trajner i disa klubeve në kampionatin elitar të Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Të gjithë në SC Gjilani urojnë shefin e ri të shtabit teknik, duke i dëshiruar shumë sukses në periudhën që pason, duke nisur nga garat ndërkombëtare. SC Gjilani po ashtu njofton se gjatë ditëve në vijim do të ju informoj edhe për më të rejat në kampin kuq & bardh", ka njoftuar Gjilani.
Duro i cili më herët ishte trajner te Feronikeli do ta pasojë te Gjilani trajnerin Zekerija Ramadanin.
