Barcelona konfirmon transferimin e Gundoganit
27.06.2023 10:40
Barcelona ka konfirmuar marrëveshjen me futbollistin gjerman, Ilkay Gundogan....

Barcelona ka konfirmuar marrëveshjen me futbollistin gjerman, Ilkay Gundogan. Sipas marrëveshjes, futbollisti do të qëndrojë në Spanjë deri më 30 qershor 2025, me opsionin për ta zgjatur qëndrimin edhe për një vit. Klubi do të njoftojë së shpejti detajet e prezantimit të tij zyrtar.
Gjermani me origjinë tuke nga viti 2016 ishte pjesë e klubit anglez, Manchester City, ku në 188 ndeshje ka realizuar dyzet e katër gola. Gundogan është ftuar nga Gjermania në viti 2011 me të cilën ka bërë gjashtëdhjetë e gjashtë paraqitje, duke luajtur në dy Botërorë dhe në dy Evropianë.
