Mitrovicasi Pllana te kroatët e Sllaven Belupo-s
27.06.2023 10:44
Mbrojtësi kosovar Bujar Pllana është transferuar edhe zyrtarisht te klubi kroat, Slaven Belupo. ...

Mbrojtësi kosovar Bujar Pllana është transferuar edhe zyrtarisht te klubi kroat, Slaven Belupo. Pllana që së fundmi ishte te Prishtina ka nënshkruar kontratë trivjeçare me ekipin nga elita e futbollit kroat. Pllana është shprehur i lumtur me kalimin te Slaven Belupo, derisa tregoi se kush e bindën të transferohej te ky klub.
“Jam shumë i lumtur që mbërrita në Slaven Belupo. Miqtë e mi Hoxha dhe Manaj më kanë thënë vetëm gjëra pozitive për klubin dhe qytetin, kështu që vendimi nuk ishte i vështirë. Për mua, ardhja në Slaven dhe ligën kroate është një hap i madh përpara në karrierën time dhe i pres me padurim ndeshjet. Sa i përket lojës, më pëlqen të jem agresiv dhe më pëlqen loja në duel, dhe më e rëndësishmja është që me lojërat e mia ta ndihmoj skuadrën të arrijë rezultatet e dëshiruara”, shpjegoi Pllana për faqen zyrtare të klubit kroat.
