Botë

Përplasje tragjike e dy autobusëve, 10 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur nga aksidenti në Pakistan

27.06.2023 10:51

Të paktën 10 persona u vranë dhe mbi 40 të tjerë u plagosën në një përplasje midis dy autobusëve të pasagjerëve në distriktin Nawab Shah..

Të paktën 10 persona u vranë dhe mbi 40 të tjerë u plagosën në një përplasje midis dy autobusëve të pasagjerëve në distriktin Nawab Shah të provincës jugore Sindh të Pakistanit, tha shërbimi i shpëtimit.
 
Aksidenti ndodhi në zonën e Daurit, kur dy autobusët që udhëtonin në drejtime të kundërta në një rrugë me një korsi parakaluan dy mjete të ndryshme në të njëjtën kohë.
 
Për pasojë, dy autobusët përfunduan duke u përplasur me njëri-tjetrin. Ekipet e shpëtimit arritën në vendngjarje dhe i dërguan viktimat në spitalet lokale.
 
Disa nga viktimat u bllokuan në autobus fillimisht dhe u nxorrën jashtë pas një operacioni shpëtimi. Viktimat përfshijnë gra dhe fëmijë, tha shërbimi i shpëtimit.