Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, peng i partive politike, LSDM: Dialogu me VMRO-DPMNE-në duhet të vazhdohet

27.06.2023 14:48

Bordi ekzekutiv i LSDM-së në një përbërje më të zgjeruar ka marrë vendim për vazhdimin e dialogut me VMRO-DPMNE-në...

Bordi ekzekutiv i LSDM-së në një përbërje më të zgjeruar ka marrë vendim për vazhdimin e dialogut me VMRO-DPMNE-në opozitare për ndryshimet kushtetuese, me qëllim të arritjes së një konsensusi social. Sipas social demokratëve, tani që opozitarja maqedonase nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese dhe ka pranuar të jetë pjesë e Qeverisë  është koha që për së pari herë të mbështesin një vendim strategjik.  
 
“DPMNE-ja dhe Hristian Mickoski tani për herë të parë kanë një shans për të bërë një lëvizje shtetërore, për të mbështetur të paktën një vendim strategjik për vendin: anëtarësimin në BE. Pasi kanë ndryshuar qëndrim dhe nuk janë kundër amendamenteve kushtetuese, DPMNE duhet të mbetet në proces, dialogu për amendamentet kushtetuese të vazhdojë dhe së bashku të marrim vendimin për të ardhmen evropiane të vendit.”, thuhet në komunikatën me shkrim të LSDM-së.
 
Mickoski me porosi nga Brukseli: Nuk pranojmë marrëveshje nën diktat bullgar
 
Ndërkohë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski nga Brukseli njofton pushtetin që edhe ndërkombëtarët janë njoftuar se nuk përkrahin marrëveshje nën diktat bullgar. Në videon e publikuar në web-faqen zyrtare të VMRO-së, ai kërkon zgjedhje për të formuar qeveri legjitime të zgjedhur nga populli. 
 
“VMRO-DPMNE nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që do të jetë nën diktat bullgar. Ky është mesazhi bazë dhe thelbësor që ne përcollëm këtu në Bruksel dhe do të vazhdojmë ta përcjellim dhe që bazohet në faktet dhe argumentet tona. Zgjedhjet në Maqedoni duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur që presioni që ndihet në shoqëri, për shkak të kësaj qeverie të paaftë, e cila është e mbushur me krime dhe korrupsioni, të mund të lirohet.”, - deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. 
 
Mickoski thotë se qëllimi i bisedimeve të delegacionit të VMRO-së në Bruksel është që VMRO-DPMNE “të prezantojë qëndrimet, argumentet dhe qëndrimet e saj lidhur me problemin e krijuar nga qeveria e BDI-së, e mbështetur nga LSDM-ja”.
 
SANIJE DURAKU