Maqedoni
Energjia elektrike, nga 1 dhjetori rikthehet tarifa e lirë
27.06.2023 15:25
Nga një dhjetori rikthehet tarifa e lirë ditore për energjinë elektrike në periudhën prej orës 13 deri në ora 15...

Nga një dhjetori rikthehet tarifa e lirë ditore për energjinë elektrike në periudhën prej orës 13 deri në ora 15. Komisioni Rregullator i Energjetikës, ndërkohë do të ketë mjaftueshëm kohë që të ndërrojë njehsorët elektrik. Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski, deklaron se tarifa e lirë rikthehet si pasojë e çmimit të energjisë elektrike në të gjitha berzat evropiane.
“Një njehsor i ri do të regjistrojë energjinë elektrike nga dita e parë deri në ditën e fundit të muajit dhe s’do të ketë më shumë dyshime se a është lexuar dhe në cilin periudhë. Kjo është bazike që ne të kemi besim te konsumatorët dhe të ulim numrin e ankesave, të cilat kanë qytetarët deri tek “EVN Home” dhe Komisioni Rregullator i Energjetikës. Shpenzimin e njehsorëve të ri do t’i mbulojë elektro-distribucioni.”, - deklaroi kryetari i KRE-së, Marko Bislimovski.
Bislimovski ka informuar edhe për ndryshimet e çmimeve bazuar në blloqe. Ulje do të ketë në bllokun e parë dhe të dytë nga 7 deri në 4%, ndërkaq rritje në bllokun e tretë dhe të katërt për rreth 2.5%, blloqe këto të cilat shpenzojnë më shumë rrymë në nivel mujor mbi 1050 kilovat rrymë në orë. Me rritjen e TVSh-së nga 1 korriku për 18%, sipas kalkulimeve të Komisionit Rregullator të Energjetikës, rritja e çmimit final në faturë për rrymën e shpenzuar do të jetë për 2.5%.
MERAL ISMAILI
