Maqedoni

Kisha Ortodokse proteston kundër propozim-ligjeve për evidencën amë dhe barazinë gjinore

27.06.2023 16:07

Kisha Ortodokse Maqedonase për ditën e enjte paralajmëroi protestë kundër dy propozim-ligjeve....

Kisha Ortodokse Maqedonase për ditën e enjte paralajmëroi protestë kundër dy propozim-ligjeve, të cilët sipas tyre cenojnë themelet bazë të besimit dhe shoqërisë. Njëri është propozim-ligji për evidencën amë, i cili ndodhet në procedurë parlamentare dhe tjetri është propozim-ligji për barazi gjinore. Dy zgjidhjet ligjore i mundësojnë individit që juridikisht vetëm përmes deklarimit të ndryshojë gjininë. Kjo, sipas peshkopit, Jakov Stobiski është shkelje dhe kufizim i lirive dhe të drejtave të njeriut.
 
“Konsiderojmë se këto dy ligje cenojnë seriozisht të drejtën tonë të besimit në Zot dhe predikimit fetar. Me këto zgjedhje, jo vetëm që ri-definohet shoqëria, por kufizohet edhe liria e fjalës. Ajo që vlerësojmë se është kontestuese në ligj është fakti se zbatimi i tyre do të ndikojë në realizimin e të drejtave të individëve ose një grupi, por i cenon rëndë të drejtat e 99 për qind të qytetarëve në shtet. Zbatimi i të drejtave të një grupi të vogël në kurriz të një grupi të madh është diktaturë”, - deklaroi peshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase, Jakov Stoboski. 
 
REXHEP QAMILI