Strugë, përgatitjet e fundit për festë
Sheshet, rrugët dhe tregu i qytetit....

Sheshet, rrugët dhe tregu i qytetit ishin të mbushura sot nga qytetarët të cilët po përgatiteshin për festën e Kurban Bajramit.
Për TVM2 ata thonë se këtë festë e presin gjithmonë me padurim, dhe thonë se blejnë ushqimet që janë traditë në tryezën e Bajramit. Ndërsa edhe fëmijët të lumtur u shprehën se kanë blerë veshje të reja për Bajram.
"Së pari faleminderojmë Allahun i cili na mundêsoi që të arrijmë këtë ditê dhe përgatitemi me shumë gêzim dhe normalisht atyre që ju takon të presin kurban. I lutemi allahut që ti pranojë lutjet, atyre që axherojnë sot. Të gjithë muslimanëve, shqiptarëve ju urojmë festën, mirësi, mirëqënie dhe bashkësi në familje." – u shpreh hoxha.
"Po, po përgatitemi. Jemi nga larg, këtu për herë të parë vijmë nga Australia. Më së shumti blejmë bakllava, ëmbëlsira, fruta edhe kryesorja dreka e Bajramit. Është festë fetare dhe ne e festojme kudo edhe në Australi e festojmë dhe ju uroj të gjithve festën e Bajramit."
"Po, gruaja bën bakllava. Unë them shëndet e kuvet të gjithëve, të presish këtë festë kjo ështe ëmbëlsi e madhe."
"Po përgatitemi, perime ëmbëlsira, lëngje, tesha për fëmijë. Kjo është ditë e bekuar, është e vlefshme, secilit t’ja boe zoti nasip t’boe kurban, pa marrë parasysh për shëndet apo kurban."
"Po, me Allahun përpara përgatitemi, herën e parë te ne është mishi pastaj bakllavaja. Më mbrapa shkojmë të njëri tjetri." – u shprehën disa nga qytetarët e anketuar.
"Bleva tesha të bukura për Bajram, shumë të bukura, gëzuar për botën shumë të bukur"
"Po u përgatitëm gjithë, ju uroj të gjithë muslimanëve festën e Bajramit dhe gjitha të mirat në shtëpi"
"U përgatitëm për Bajram, është një festë që e duam shumë dhe e presim me shumë dëshirë" – thanë disa nga fëmijët e intervistuar nga televizioni ynë.
"Ne si shoqatë si çdo Bajram edhe këtë Bajram morëm iniciativë për ti ndihmuar familjet në nevojë bashkë me bamirêsit tanë. Ndihmuam 35 familje me paketa ushqimore me vlere 3000 den dhe 20 kupona shpërndamë për tesha për fëmijë” – deklaroi Shkëlzen Ajrullai, bamirës strugan.
Të shumtë ishin edhe mërgimtarët të cilin kishin ardhur në vendlindje për të festuar festën e Bajramit, ndërsa nuk mungojnë edhe turistët e huaj, që tashmë kanë hapur edhe sezonin e plazhit në Strugë. (Ilmije Zhaku, TVM2)
