Maqedoni

Besimtarët islam festojnë Kurban Bajramin, Shaqiri: Kurbani, përkushtim ndaj krijuesit

28.06.2023 08:45

Besimtarët musliman festojnë Kurban Bajramin....

Besimtarët Myslimanë anembanë botës festojnë Kurban Bajramin, e cila njihet edhe si festa e sakrificës. Në këto ditë feste të Kurban Bajramit besimtarët në praktikë dëshmojnë besimin, duke ndarë nga pasuria tyre për të bërë kurban si një përkushtim ndaj Krijuesit.
 
Manifestimi qëndror u mbajtë në Xhaminë Mustafa Pasha në Shkup, ku kreu i BFI-së Reis Ulema, Shaqir Fetau, tha se të “Të kryesh urdhrin e Zotit duke prerë kurban, do të thotë përgatitje e lartë për t'u vënë në shërbim për tjetrin për një jetë pa keqpërdorime, manipulime, korrupsion, amoralitet, destruktivitet.”