Botë

Stoltenberg: NATO e gatshme për t’u mbrojtur kundër Moskës ose Minskut

28.06.2023 09:45

NATO është e gatshme të mbrohet nga çdo kërcënim që vjen nga “Moska apo Minsku”....

NATO është e gatshme të mbrohet nga çdo kërcënim që vjen nga “Moska apo Minsku”. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg, pasi Bjellorusia njoftoi se do të mirëpresë shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.
 
Stoltenberg, i cili kishte mbrëmë darkë në Hagë me disa liderë evropianë, përfshirë kryeministrin holandez Mark Rutte, tha se NATO në samitin e ardhshëm të planifikuar për në mes të korrikut në Vilnius do të bjerë dakord të forcojë mbrojtjen për të mbrojtur të gjithë anëtarët e saj, veçanërisht ata që janë në kufi me Bjellorusinë.