Botë
Kurban Bajrami në Tiranë, manifestimi qëndror në sheshin ‘Skëndërbej’
28.06.2023 11:11
Në Shqipëri, mijëra besimtarë u mblodhën në sheshin ‘Skëndërbej’ për faljen e namazit të Kurban Bajramit...

Në Shqipëri, mijëra besimtarë u mblodhën në sheshin ‘Skëndërbej’ për faljen e namazit të Kurban Bajramit. Kreu i KMSH, Bujar Spahiu gjatë fjalimit të tij ftoi besimitarët që të bëhen “më të dashur e solidarë me njëri-tjetrin. T’u shtrijnë dorën e ndihmës atyre që kanë më shumë nevojë. U lut që në botë të mbizotërojë paqja dhe prosperiteti mes popujve”.
“Unë ju uroj të gjithë besimtarëve muslimanë Gëzuar festën e Kurban Bajramit. Për ngjarje të tilla, shteti shqiptari njeh shumë mirë gjërat dhe i di ato mësë miri që janë më të drejta për sigurinë e vendit, për sigurinë kombëtare, për sigurinë e çdo populli dhe të çdo familjeje. Kjo është mbi të gjitha. Ata janë miq që janë në Shqipëri të vendosur dhe miku si mik qëndron”, u shpreh kryetar i KMSH-së, Bujar Spahiu.
