Botë

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava: Të mbretërojë paqja dhe solidariteti

28.06.2023 11:24

Në Kosovë, manifestimi qendror kushtuar Kurban Bajramit, u mbajtë në “Xhaminë e Madhe”, në Prishtinë....

Në Kosovë, manifestimi qendror kushtuar Kurban Bajramit, u mbajtë në “Xhaminë e Madhe”, në Prishtinë. Në mesazhin e Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, u lut që të mbretërojë paqja, harmonia, solidariteti te njrerëzit, përmendi edhe elemente negative në shoqëri si dhuna në familje, ikja e të rinjve nga vendi por edhe situate e sigurisë në Veri të Kosovës. 
 
“Qeveria dhe ndërkombëtarët të bëjnë më shumë duhet të kontribuojnë edhe më shumë, në të gjitha mundësitë e tyre në ç’tensionim të situatës dhe uljen e tensioneve. Gjendja e sigurisë në vendin tonë nuk është e qëndrueshme sa dhe si duhet. Prej muajsh në veri kemi tensionim të gjendjes. Të gjitha problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut, larg nga përdorimi i dhunës.”, tha Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.