Maqedoni

Kurban Bajrami, krerët e shtetit urojnë besimtarët

28.06.2023 11:42

Me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit tradicionalisht krerët shtetëror kanë uruar besimtarët konfesionit islam....

Me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit tradicionalisht  krerët shtetëror kanë uruar besimtarët konfesionit islam. Presidenti i Shtetit Stevo Pendarovski, bëri thirrje që në frymë e festës së Kurban Bajramit të vazhdojmë ta ndërtojmë vendin mbi themelet e mirëkuptimit, bashkëjetesës dhe kujdesit më të madh ndaj njëri-tjetrin dhe shpreson se kjo do të jetë nxitje për të tejkaluar problemet e shoqerisë multietnike.

“Në frymën e festës së Kurban Bajramit, lejoni që të vazhdojmë të ndërtojmë  shtetin tonë në themelet e mirëkuptimit, bashkëjetesës dhe kujdesit për tjetrin.”, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski.
 
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi uron festën duke shpresuar se harmonia dhe mirëkuptimi do të sundojnë ndër qytetarët pa dallim të përkatësinë etnike, fetare ose politike. 
 
“Në këtë kohë të trubulencave që po kalon i mbarë njerëzimi si dhe shteti ynë, të mos lejojmë që të kalojmë vetë dhe të vetmuar në betejat dhe sfidat tona dhe të të tjerëve; të bashkohemi për tejkalimin e çdo pengese apo vështirësie që shfaqet para nesh. Ta festojmë së bashku jetën dhe ta ndërtojmë ardhmërinë e përbashkët, sepse të gjithë jemi pjesë e patjetërsueshme e kësaj toke.”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit Xhaferi.
 
Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri i parë shqiptar Artan Grubi uruan festën duke bërë thirrje për mirësi, paqe, bashkim dhe solidaritet me njëri-tjetrin. 
 
“Vetëm së bashku dhe të unifikuar mund të tejkalojmë çdo sfidë të mëkojmë dhe të ruajmë shoqërinë tonë. Shënimi i kësaj feste është simbol i solidaritetit dhe mirëqenies në frymën e bashkëjetesës shekullore të ndërtuar me gjenerata.”, thuhet në urimin e kryeministrit Kovaçevski. 
 
“Freskia shpirtërore e Kurban Bajramit qoftë përjetim i përhershëm në vatrat tona familjare dhe udhërrëfyes veprimi për ndriçimin e rrugëve tona të jetës. Kjo festë është thirrje reflektimi dhe bashkimi për veprim të përbashkët në frymën e solidaritetit dhe pajtimit. Qoftë synimi ynë i përbashkët triumfi i së mirës së përgjithshme.”, thuhet në urimin e zv/kryeministrit të parë, Artan Grubi.
 
REXHEP QAMILI