Kumanovë, 5.5 milion euro projekt për kanalizimin
Në Kumanovë do të ndërtohen dhe rikonstruohen mbi 27 kilometra rrjet të kanalizimit në 50 rrugë të qytetit...

Këtë gjatë qëndrimit të sotëm në Kumanovë e konfirmoi ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi.
Ai, gjithashtu njoftoi se ky projekt kapital do të kushtojë 5.5 milion euro, nga të cilat 85 për qind janë të siguruara përmes projektit nga IPA fondet e BE-së, kurse pjesa tjetër është siguruar nga buxheti shtetëror.
Sipas Ridvan Hasanit, koordinator i grupit të këshilltarëve të BDI-së në Këshillin e Kumanovës, me këtë projekt përfshihen edhe shumë lagje shqiptare të Kumanovës, me çka edhe realizohen edhe premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore.
Ndërkaq, kreu i Kumanovës, Zoran Damjanovski, potencoi se është optimist për realizimin e këtij projekti, pasi që, siç tha ai, pas tij qëndron vetë ministri, Nuran Izairi. (Nexhat Aqifi, TVM2)
