Maqedoni
Kovaçevski në vizitë në Berlin, shënon 30 vjet, marrëdhënie diplomatike
28.06.2023 11:59
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Sholc...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Sholc, është në vizitë zyrtare në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë.
Në kuadër të vizitës zyrtare, siç është paralajmëruar, është planifikuar pritje zyrtare me nderime shtetërore në selinë e Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, takim i kryeministrit Kovacevski me kancelarin Sholc, konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave, si dhe takim dypalësh pune dhe darkë e dy delegacioneve zyrtare.
Fokusi kryesor i bisedimeve, siç është paralajmëruar, do të jenë marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë, e cila këtë vit shënon 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Gjithashtu, do të diskutohet edhe përkrahja gjermane në rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë, procesi i reformave që synon përmbushjen e standardeve të BE-së dhe çështje të tjera aktuale nga perspektiva e sigurisë rajonale dhe evropiane.
