Botë
Gjenden tre fëmijë në mesin e viktimave të sulmit raketor rus
28.06.2023 12:22
Të paktën tetë persona tetë persona në mesine të cilëve tre fëmijë mbetën të vdekur pasi raketat ruse...

Të paktën tetë persona tetë persona në mesine të cilëve tre fëmijë mbetën të vdekur pasi raketat ruse goditën një restorant në qytetin lindor të Kramatorsk të natën e së martës marten, njoftuan autoritetet ukrainase. Nga ky sulm dhjetra të tjerë mbetën të plagosur ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për njerëz që mund të jenë nën rrënojat tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.
Të paktën 56 persona u plagosën në sulm, duke përfshirë disa që u nxorrën nga rrënojat e ndërtesës së shembur, shtuan shërbimet e urgjencës Dy nga fëmijët kanë lindur në vitin 2008 dhe një në vitin 2011. Të paktën 56 persona u plagosën në sulm. Informacioni fillestar i bërë të ditur mbrëmë pas goditjes së raketës ishte se 3 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur. Ekipet e shpëtimit duhej të pastronin më herët rrënojat në kërkim të të mbijetuarve në restorantin në qendër të qytetit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e dënoi këtë sulm të ri në qytetin e Kramatorsk në video-mesazhin e tij të mbrëmjes të martën si një tjetër krim lufte. Sipas guvernatorit të rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, dy raketa goditën një objekt ushqimor në qendër të qytetit "ku kishte një numër të madh civilësh".
